Kamberi: Dorëzova propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave
Lokale

Kamberi: Dorëzova propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave

07.Feb.2023 17:47
0

Deputet popullor, Shaip Kamberi ka shkruar në Facebook se ka dorëzuar në procedurë parlamentare sot dorëzova propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Postimi i plotë në Facebook nga Shaip Kamberi:

Ndryshimi i Ligjit për pakica për të lejuar përdorimin e lirë të flamurit

Në procedurë parlamentare sot dorëzova propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Neni 14, alinea 2 e këtij Ligji ndalon përdorimin e simboleve kombëtare "nëse janë identik me simbolet e shtetit tjetër".

Me propozimin e ri kam kërkuar ndryshimin e plotë të këtij Neni, eliminimin e pengesave për përdorimim e simboleve, me propozimin që simbolet e pakicave të përdoren lirshëm dhe zyrtarisht gjatë tërë vitit në institucionet e vetadministrimit lokal dhe organet shtetërore në të gjitha komumat në të cilat gjuha e pakicave është gjuhë zyrtare.

Në rastet e komunave ku pakicat përbëjnë më pak se 5% të strukturës etnike, me këtë propozim kërkohet lejimi i përdorimit të flamurit në festat kombëtare të pakicave nacionale.

Propozimin për ndryshimin e këtij Ligji e kanë përkrahur edhe kolegët e mi deputet, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic nga SDA e Sanxhakut dhe deputeti i pavarur Aleksandar Olenik.

Mbi 4900 viktima në Turqi dhe Siri, shpëtohen pas 28 orësh nëna me 3 fëmijë (video)
Pse Shqiprim Arifi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration