Këshilli Komunal krye në vete, formon komision në kundërshtim me rregulloren!
Lokale

Këshilli Komunal krye në vete, formon komision në kundërshtim me rregulloren!

12.Feb.2015 21:20
0

Komuna e Bujanocit vazhdon me shkelje, cakton anëtarë të komisionit duke mos zbatuar rregulloren e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë.

Seanca e sotme e Këshillit Komunal nën udhëheqjen e kryetarit Nagip Arifi ka shkelur me dy këmbë mbi Rregulloren e ministrisë për formimin e komisionit për ndarjen e mjeteve përmes projekteve në fushën e informimit.

Të pesë anëtarët të cilët sot i propozoi Këshilli Komunal për komision për vlerësim të projekteve të mediave në këtë komunë, kryetar Fejzi Beqiri, anëtarët Abedin Raqipi, Maja Stojanoviq, Ahmet Kadriu dhe Aleksandar Janjiq, janë zgjedhur në kundërshtim me rregulloren e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit e cila ka hyrë në fuqi më 13 nëntor të vitit 2014.

Portali informativ Titulli.com ka vështruar këtë Rregullore, e cila së pari, para se të zgjidhet Komisioni, parasheh që të hapet konkurs për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit në fjalë, i cili mund të ketë tre ose pesë anëtarë.

Ky numër i anëtarëve të Komisionit caktohet pasi të vijnë propozim projektet nga mediumet, nëse paraqiten më shumë se 50 projekte atëherë vendoset që komisioni të ketë pesë anëtarë.

Gjithashtu në mbledhjen e parë Komisioni zgjedhë kryetarin, e jo kryetari të caktohet nga Këshilli Komunal si ndodhi sot.

Për anëtarë të Komisionit emërohen personat që janë profesionistë për media apo punëtorë medial dhe nuk duhet të jenë në konflikt interesi apo të kryejë funksion publik.

Gjithashtu kjo rregullore thotë se shumica e anëtarëve të Komisionit emërohet me propozim të organizatave të mediave apo gazetarëve, nëse ekziston një propozim i tillë.

Të gjitha këto rekomandime të ministrisë të dhëna në Rregullore, qeverisja e Komunës së Bujanocit nuk i ka përfillur, duke emëruar anëtarë të cilët ndeshen me këtë vendim të ministrisë, me që shumica janë pjesë e qeverisjes lokale dhe nuk vijnë nga sfera e informimit.

Si duket ky komision, si ai i vitit të kaluar për organizata joqeveritare, do të shkarkohet, meqë edhe në këtë rast dëshirat e pushtetit nuk arrihen duke shkelur kriteret e caktuara me Ligj./Titulli.com/

Kliko KËTU për të lexuar Rregulloren mbi hapjen e konkursit në fushën e informimit

Inicohet themelimi i Asociacionit të Mediave Online në Serbi, Titulli pjesë e kësaj nisme (foto)
Ministri Sertiq inkurajon Luginën në zhvillimin ekonomik (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration