Lokale
Ismaili: Kryeredaktori me sistem totalitarë
[caption id="attachment_42953" align="aligncenter" width="576"] Seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit e mbajtur sot, prezent edhe opozita[/caption]
Këshilltari i Lëvizjes së Progresit Demokratik Megzon Ismaili sot ka akuzuar për totalitarizëm kryeredaktorin e RTB-së, Mukarrem Ahmetin.
Këto deklarata këshilltari në fjalë i ka bërë sot gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal në Bujanoc pas propozimit të tij për financimin e një projekti për rregullimin e fushës së sportit në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë.
Kryetari i Kuvendit Hajredin Hyda iu ka përgjigjur këshilltarit se për momentin nuk ka mjete për këtë projekt, ndërsa Ismaili ka thënë se ato mund të ndahen nga buxheti i Radio Televizionit Bujanoci.
“Në RTB kryeredaktori ka vendosë sistem totalitarë. Ky është i vetmi televizion publikë shqiptarë që nuk i ka kushtuar aspak vëmendje festimeve të përvjetorit të pavarësisë”, ka thënë Ismaili, duke shtuar se mjetet për projektin e propozuar mund të ndahen nga buxheti i Radio Televizionit Bujanoci.
“Këto të holla mund të merren nga buxheti i RTB-së pasi edhe pse kanë shumë punëtorë lajmet i marrin nga portali Titulli.com”, është shprehur në foltore Ismaili.
Në mbledhjen e sotme pati edhe një propozim tjetër i cili ngriti debate në mes të këshilltarëve të opozitës dhe qeverisjes.
Propozimi i opozitës për futjen në rend të ditës të një konkluzioni për deklaratat e fundit të Kryeministrit Ivica Daçiq nuk morri pëlqimin e shumicës së këshilltarëve.
Në këtë mbledhje të gjashtë të Kuvendit Komunal u shqyrtuan dhe aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës, duke përfshirë edhe rebalancin e buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2012./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!