Lokale
Ishe sekretari i LPD-së Shefket Jakupi – zyrtarisht i bashkohet PDSH –ës
Ish sekretari i LPD Shefket Jakupi nuk dot krijojë ndonjë lëvizje apo subjekt të ri politik , pasi ai tashmë zyrtarisht është pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare. Jakupi këtë informacion për herë të parë e ka konfirmuar për RTP duke dhënë edhe arsyet e tija pse ai zgjodhi subjektin më të madh në Preshevë.
E anëtari tashmë i PDSH –ës Shefket Jakupi ka thënë se kjo forcë politike do të riorganizohet , pasi brenda një periudhe të shkurtër do të mbahet edhe kuvendi III-të i degës në Bujanoc . Ai me këtë rast ka bërë apel tek të gjithë që të përqafojnë programin e PDSH , pasi ky subjekt me fanatizëm ruan dhe mbron bërthamën tonë kombëtare.
Por Jakupi ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij pse ishte largua nga LPD , duke thënë se ai këtë nuk e ka bërë për kurrfarë interesash personale , por për të respektuar votën e atyre që besuan tek uniteti në mes shqiptarëve. Shefket Jakupi është i angazhuar në LPD që nga viti 2002, dhe që nga ai vit mbante postin e sekretarit të kësaj partie. Tre muaj më parë kur dhe u largua nga LPD , Shefket Jakupi kishte lënë mundësinë e hapur për të qenë pjesë e ndonjë subjekti politik, dhe sipas burimeve jo zyrtare ai do të jetë kryetar i degës së PDSH në Bujanoc./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!