Ish-komandanti i UÇPMB-së Shefket Musliu e fiton veturen e IPKO-s (foto)
Ish-Komandati i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) Shefket Musliu i cili kohë më parë është liruar nga burgu, është fituesi i veturës Toyota RAV4. Në fakt, tërheqjen e ka bërë vajza e Musliut, Marigona.
Për këtë shpërblim ka njoftuar Kompania Ipko në Facebook.
“Ju prezentojmë fituesen e dhuratës së jashtëzakonshme - Toyota RAV4!
Marigona Musliji, nga komuna e Gjilanit, është fituesja e veturës, e cila ka bërë rimbushjen të TV Digjital gjatë Botërorit Brazil 2014.
IPKO nuk do të ndalet me shpërblime” thuhet në njoftim, transmeton gazetaexpress./Titulli.com