Inkurajohen të rinjtë shqiptar për shërbimin policor në Serbi
Ministria e Punëve të Brendshme shpall rregullisht konkurse për regjistrimin e kandidatëve të rinj në Qendrën për Trajnime Bazë të Policisë në Sremska Kamenicë. Në përpjekje të rritjes së diversitetit brenda shërbimit policor Ministria e Brendshme dhe Misioni i OSBE-së në Serbi janë duke organizuar një iniciativë me qëllim të informimit të rinisë shqiptare rreth mundësive të karrierës në shërbimin policor dhe inkurajimit të tyre të paraqiten si kandidatë në Qendrën për Trajnime Bazë të Policisë. Kjo iniciativë, e mundësuar nga një donacion i Qeverisë gjermane dhe në bashkëpunim me Trupin Bashkërendues të Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, parasheh organizimin e një vizite studimore në Qendrën për Trajnime Bazë të Policisë si dhe ndjekjen e orëve përgatitore për provimin pranues në Qendër. Ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar të aplikojnë për vizitën studimorë në Qendrën për Trajnime Bazë të Policisë. Vizita do të organizohet prej 5 deri më 7 Nëntor 2012. Shpenzimet e vizitës studimore do të mbulohen nga Misioni i OSBE-së në Serbi. Pas vizitës studimore një grup i zgjedhur i të rinjve shqiptarë do të ftohen të ndjekin orët përgatitore me qëllim të njoftimit të tyre me provimin pranues në Qendrën për Trajnime Bazë të Policisë. Pjesëmarrësit që kanë vizituar Qendrën për Trajnime Bazë të Policisë në vitin 2011 munden të aplikojnë për ndjekjen e orëve përgatitore, duke përdorur këtë formular aplikacioni, por duke cekur se kanë qenë në vizitë studimore vitin e kaluar. Dëshirojmë të nënvizojmë se pjesëmarrja në vizitën studimore dhe orët përgatitore nuk garanton në asnjë mënyrë pranim zyrtar në programin trajnues të shërbimit policor. Kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë vizitë studimore duhet të plotësojnë këto kushte:- Të jenë qytetar të Republikës së Serbisë me vendbanim dhe vendqendrim në Republikën e Serbisë
- Të mos posedojnë shtetësi të dyfishtë
- Të mos jenë të dënuar nga gjykatat dhe të mos jenë nën ndonjë proces/ndjekje penale ose kundërvajtëse (pa ndonjë pengesë sigurie)
- Të jenë të moshës 18 deri 26 vjeçare
- Të kenë të mbaruara së paku 3 vite të shkollës së mesme
- Të kenë shëndet të mirë mendor dhe fizik (të posedojnë aftësi të mjaftueshme mendore dhe fizike për përmbushjen e detyrës policore)
- Të kenë gjatësi minimale: femrat prej 163cm, ndërsa meshkujt prej 170cm.
Formulari për pjesëmarrje në vizitën studimore në Qendrën për Trajnime Bazë të Policisë
Të dhënat personale | |
Emri dhe Mbiemri | |
Qyteti | |
Rruga dhe numri | |
Numri i telefonit | |
E-maili | |
Ditëlindja | |
Numri personal (JMBG) | |
Emri i shkollës së mesme | |
Gjatësia | |
Pesha | |
Patentë shoferi (po ose jo) | |
Njohuri themelore në punë me kompjuter (po ose jo) | |
A e keni vizituar Qendrën për Trajnime Bazë të Policisë në vitin 2011 (po ose jo) | |
Ju lutemi të sqaroni motivimin tuaj pse dëshironi të bëheni pjesë e shërbimit policor: | |
Të gjithë kandidatët e interesuar, që plotësojnë kriteret e lartëpërmendura, duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar në këtë adresë e-maili studijskaposeta@osce.org ose me anë të postës: Misija OEBS-a u Srbiji, Odeljenje za demokratizaciju – COPO Program, Čakorska 1, 11000 Beograd. Formularët duhet patjetër të dërgohen deri më datë 29 Tetor 2012, ditë e Hënë, deri në ora 17:00 më së voni. Kandidatët e pranuar për vizitën studimore do të njoftohen më 1 Nëntor 2012, ditë e Enjte deri në ora 17:00.