Infermierja spanjolle me COVID-19: Mbroni veten dhe personat e dashur (video)
Spitalet në Spanjë po përballen me sfida tejet kritike duke luftuar orë pas ore coronavirusin. Për ta bërë situatën më të rëndë ka edhe mjekë të cilët janë të infektuar, njësoj si Paula, një infermiere në Barcelone.
“Kam kaluar 10 ditë pritjeje, duke qenë se në atë kohë asnjë test nuk bëhej, unë e zhvillova testin në një nga spitalet në të cilat punoj. Ata më njoftuan se brenda 24-72 orësh do të më jepnin përgjigjet. Kur pashë se ata më telefonuan pas 12 orësh e dija se diçka nuk po shkonte si duhet. Unë isha positive ndaj virusit”, thotë Paula, infermieria spanjolle e infektuar me COVID-19.
Paula shpjegoi për Euronews se mundohet të shmangi kontaktet me mamanë e saj, me të cilën jeton. Ajo thotë se nuk ka dalë në rrugë dhe ka përdorur gjatë gjithë kohës maska, doreza dhe është kujdesur për higjienën e duarve.
“Të gjitha gjërat i kam bërë, sikur të isha pozitive. I kisha të gjitha simptomat dhe isha pothuajse e sigurt se isha e infektuar. Sapo e konfirmova se isha e sëmurë, vazhdova të marr të njëjtat masa si më parë. U kujdesa për higjenën personale, maskën duke u mundur të shpenzoj kohën më të vogël të mundshme me mamanë time. E pastroja përditë dhomën, rrobat, dhe çarçafët” shprehet infermieria për Euronews.
E mbyllur në shtëpi, Paula bën të pamundurën ta kalojë sa më mirë këtë periudhë, duke lexuar.
“Krijoni një rutinë dhe përballuni me ditën sikur të jetë dita e parë. çdo ditë është një ditë e re sepse nëse fokusoheni tek mali i madh me të cilin të gjithë po përballemi, asnjë nga ne nuk do të ishte i aftë të përballej me të nëse nuk do të ishte i shëndetshëm psikologjikisht dhe atë të gjithë e kemi të nevojshme”, këshillon ajo.
Njësoj si Paula në mbarë botën ka shumë doktorë të infektuar, të cilët fatkeqësisht nuk mund t’i shërbejnë qytetarëve edhe pse dëshira e tyre është e madhe.