Zvogëlohet numri i nxënësve në Komunën e Bujanocit
Lokale

Zvogëlohet numri i nxënësve në Komunën e Bujanocit

20.Aug.2013 18:06
0
Arifi-2Në mbledhjen e sotshme të zhvilluar mes kryetarit të komunës, Nagip Arifit dhe drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme është konstatuar se numri i nxënësve si në shkollë fillore ashtu dhe të mesme sa po shkon e po bie. Drejtor e shkollës fillore dhe te mesme sot kanë elaboruar gjendjen aktuale të shkollave të cilët i udhëheqin dhe sipas tyre janë të gjithë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor 2013/14 dhe se as një shkollë nuk ka ndonjë problem sa i përket infrastrukturës dhe fillimit të vitit shkollor. Ndërsa pikë tjetër diskutimi ishte dhe programi shkollor dhe përpilimi i orareve, ndërkaq ajo çka është brengosëse për gati të gjitha shkollat është zvogëlimi i numrit të nxënësve e sidomos në klasat e para, por të gjithë drejtorët janë të përgatitur në këtë drejtim. Sa i përket shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc para përgatitjet janë  duke u bërë  dhe me dy shtator do të filloi viti i mbarë. Drejtori i kësaj shkolle Zejni Fejzullahu tha se ka shumë përmirësime, si në infrastrukturë, në ngjyrosjen  e shkollës pjesë pjesë dhe mendon se do të jenë të gatshëm që shumë mbarë të filloi ky vit shkollor, raporton Titulli. Në këtë shkollë është shtuar dhe një profil arsimor të ri i cili është Administrator Financiar në degën e Ekonomisë, një paralele me 30 nxënës, miro me keqardhje mund të deklaroj se viti 2013 – 14  do të filloi me dy paralele më pak, me gjithsejtë 48 paralele, nga 50 sa ishin. “Me këtë do të zvogëlohet edhe i personelit arsimor çka është një breng jo vetëm për komunën por edhe për shkollën tonë. Ndërkaq vitin e parë në shkollë të mesme do të fillojnë 12 paralele dhjetë prej tyre janë me shkallë të katërt profesionale  me nga 30 nxënës  me përjashtim në degën e mjekësisë ka 38 nxënës dhe dy paralele me shkallë të tretë njëra me 30 nxënës ndërsa tjetra është me 11 nxënës, përfundon Fejzullahu”. Këtë vit gjithashtu do të hapet dhe shkolla e re fillore “Muharrem Kadriu” në lagjen e Strukarëve. “Ne vetëm se jemi në kontakt me  Organizatën turke “Tika” e po ashtu dhe me Ambasadorin Turk në Beograd dhe shpresoj se në afatin e duhur do të hapet shkolla “ka thënë kryetari i komunës, Nagip Arifi. Edhe drejtori i shkollës fillore serbe “Branko Radiqeviq” në Bujanoc, Voja Mikiq deklaroi: “Kryetari Arifi si gjithmonë praktikon këto mbledhje me drejtorët e shkollave se çka në të  ardhmen dhe si të punojmë dhe veprojmë. Gjendja në shkollën tonë është e mirë me pak probleme por me ndihën e kryetarit Arifi këto do të zgjidhen me kohë dhe kjo ka lidhje me nxehjen qendrore”./Titulli.com/
146 vende për studentët e Luginës në Universitetet e Shqipërisë
Presheva e përkujton Sadete Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration