Zvicër: Qendra Islamike Shqiptare në St. Gallen shënoi 25 vjetorin
Qendra Islamike " Xhamia EL-HIDAJE" në St. Gallen të Zvicrës me një manifaestim madhështor që zgjati 4 orë shënoi 25 vjetorin e themelimit të saj në prani të shumë bashkatdhetarëve.Në solemnitetin e organizuar kishte një program të ngjeshur artistik dhe kulturorë fetarë, duke filluar me leximin e Kuranit nga lexuesit Hfz. Azizi Alili dhe Hfz. Xhelal Kaloshi dhe recitime e Ilahi nga artistë shqiptarë dhe nga kori i xhamisë.
Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin përfaqësues fetarë nga diaspora shqiptare dhe Zvicra ndërsa mysafir special ishin Naim Tërnaava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Skënder Bruçaj, kryetar i komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selver Xhemaili, përfaqësues nga Bashkësia Fetare islame e Maqedonisë dhe Ragmi Destani, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame të Bujanocit.
Gjithashtu në shënimin e kësaj date morën pjesë edhe Bekim Alimi, imam në Ëill të Zvicrës, Nehat Ismaili, kryetar i Unionit të Imamëve të Zvicrës dhe personalitete të tjera të jetës shoqërore e publike.
Imami i përhershëm i xhamisë Hfz. Mehas Alia nga Tetova, i cili ishte moderatori i këtij manifestimi, është një imam i cili i prin aktiviteteve të shumta në këtë xhami, qofshin ato me karakter fetar, apo kulturorë, apo me karakter kombëtar.
Në fund të manifestimit u ndanë mirënjohje krerëve të institucioneve për kontributin e tyre në këtë xhami dhe pjesëmarrësit, u ndanë të kënaqur me programin dhe rrjedhat e këtij organizimi.