Zilja po na thërret!
Lokale

Zilja po na thërret!

31.Aug.2014 02:56
0
Cila zile? Zilja mekanike që lëvizë me anë të dorës, ajo elektronike që shtypet me gisht, apo zilja politike që na shtyp me të dy këmbët kohe pas kohe.

Shkruan: Nagip Taipi

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tri dekada kur e pata dëgjuar për herë të parë zilen mekanike që atë botë shërbëtorët e shkollës e mbanin në dore duke na njoftuar se tash është koha për të hyrë në klasë, prapë mendoj njësoj ,se këta vogëlush me një shtator para se ta dëgjojnë zilen e liderëve politik, duhet ta dëgjojnë zilen e shkollës.

Protesta e paralajmëruar nga liderët e ç'dakorduar, të rënë dakord për ç’akordim se nxënësit kanë nevojë për tekste shkollore, mua si prind nuk po më bënë të bindem se ata janë serioz në kërkesat e tyre. Po sikur të ishin aq të interesuar për zgjidhjen e problemit të teksteve nëpër shkollat shqipe,ashtu sikur interesohen për të ardh në pushtet,ky problem do t'ishte zgjidhur shumë herët.

Nëse duhet të protestohet seriozisht për tekstet shkollore edhe për kaosin e krijuar nëpër shkolla, duhet të protestojnë prindërit e fëmijëve, e jo që këtyre të fundit t'ia lëmë në duar fëmijët tanë për të manipuluar me ta për interesat e ngushta politike. Edhe pas 12 vjet qeverisje të shqiptarëve në komunat e Preshevës ,Bujanocit dhe Medvegjës nuk arritën që çështjen e arsimit ta vënë në kategorinë e prioriteteve .

Unë që vazhdimisht kam shprehur pakënaqësinë time për kaosin e krijuar nëpër shkolla nga vete arsimtarët, profesorët dhe institucionet politike të cilat e mbajnë barrën më të madhe për ç'rregullimin e shkollave shqipe, si në punësime pa kritere, ashtu edhe për ndikimin e politikës brenda institucioneve arsimore, gjithmonë kam pas presion nga po të njëjtit lider që sot janë dakorduar për një çështje për të cilën janë fajtor kryesor.

Kësaj here liderët e dakorduar nuk do ta kenë përkrahjen time që fëmijët i mi t’i përdorin si palaço, ndërsa vetë ta kryejnë punën e aktorit prapa skenës, duke lëshuar llojlloj zërash dramatike gjoja se Kësulkuqen do ta kafshoj ujku.

Problemi i teksteve shkollore ekziston prej se janë themeluar institucionet arsimore në Luginë. Kështu që, deri më tash përveç iniciativës së KNSh-së nuk kemi parë nisma serioze për zgjidhjen e kësaj çështje , edhe pse kjo e fundit nuk i qëndroi besnike teksteve të unifikuara nga Shqipëria dhe Kosova, sidomos me masakrimin e Abetares duke zëvendësuar flamurin kuq e zi me fluturën shumëngjyrëshe.

Nëse ju Lider të nderuar kërkesat tuaja për tekstet shkollore i drejtoheni Beogradit ,atëherë protesta ime edhe e gjithë prindërve duhet të drejtohet në adresë tuajën për gjendjen e krijuar nëpër shkolla.

Gjithmonë duke filluar nga moszgjidhja e problemit të teksteve shkollore e deri tek parregullsitë e panumërta që po trashëgohen nga një pushtet në tjetrin.

 

Opinioni i autorit nuk paraqet qëndrimin edhe të redaksisë së Portalit Informativ-TITULLI

Hapet Medreseja në Preshevë (foto)
Medvegja kërkon 10 milion dinarë nga Qeveria për kompensimin e dëmeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration