Medvegja kërkon 10 milion dinarë nga Qeveria për kompensimin e dëmeve
Lokale

Medvegja kërkon 10 milion dinarë nga Qeveria për kompensimin e dëmeve

31.Aug.2014 10:03
0
Kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq është takuar në Beograd me përfaqësuesit e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me të cilët ka biseduar për kompensimin e dëmeve ndaj qytetarëve që u janë shkaktuar gjatë përmbytjeve të fundit në Medvegjë.

Sipas fjalëve të kryetarit Drashkoviq, Qeverisë i është dorëzuar kërkesa me dokumentacionin përkatës dhe mbetet të shihet se a do të transferohen mjetet nëpërmes Trupit Koordinues apo drejtpërdrejt komunës, raporton mepress.

Shuma e përgjithshme e mjeteve të kërkuara është 10 milion dinarë, prej të cilave vetëm për sanimin e shtëpive të dëmtuara kërkohen 1.6 milion dinarë. /Titulli.com/

Zilja po na thërret!
Rikthehen kolonat dhe pritjet e gjata në kufi me Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration