Zhvillimi i mediave të pakicave i rëndësishëm, infomimi shqip në varësi të dëshirës së qeverisjes lokale
Lokale

Zhvillimi i mediave të pakicave i rëndësishëm, infomimi shqip në varësi të dëshirës së qeverisjes lokale

18.Nov.2016 14:34
0
Në kuadër të konferencës dyditore që po mbahet në Beograd me temën "Në hap më politikën mediale bashkohore" po diskutohet edhe për funskionimin e mediave në gjuhën e pakicave.

Nedim Sejdinoviq kryetar i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës gjatë diskutimeve ka folur për pluralizimin në informimin e pakicave duke vlerësuar se është i domosdoshëm një përkrahje më me madhe në edukim, finanacim dhe funksionimin si nga qeverisja lokale ashtu edhe nga qeveria qendrore, shkruan Titulli.com.

Të pranishëm në këto diskutime ishin edhe përfaqësuesit e ministrisë së kulturës dhe informimit të Serbisë, zyra për të drejtat e njeriut dhe pakicave, ministrisë së drejtësisë, medium public i Vojovidinës, përfaqësues të mediave të pakicave dhe gazetarë nga komuna e Bujanocit.

Skender Saqipi nga Portali Informativ-TITULLI duke folur për problemet informimit shqip në komunat Bujanoc dhe Preshevë propozoi që në rekomandimet e ardhshme për strategjinë mediale në Serbi të krijohen mekanizma nga nivel lokal dhe ministria përkatëse  për të siguruar informim në interes të qytetarëve.

Ai theksoi se informimi shqip në komunat Bujanoc dhe Preshevë është në dëshirën e qeveritarëve lokal dhe në këtë mënyrë praktika e deritanishme ka treguar se projektet- financimet mbështeten atyre që janë afër më pushtetin dhe në këtë mënyrë rrezikohet funksionimi i mediave të pavarura duke u zbehur edhe interesi publik shoqëror.

“ Konkurset në nivel komunal të ndahen nëjtë sikur modeli i ministrisë së kulturës duke shpallur konkurse veçmas për informimin e përgjithshëm  dhe atë të informimit të pakicave. Gjithashtu të obligohet edhe qeverisjet lokale ku jetojnë pakicat të ndajnë një përqindje të caktuar  të buxhetit duke pamundësuar që buxheti për media të jetë në dëshirën e atyre që qeverisin dhe  në  këtë mënyrë të sigurohet një informim më objektiv”, theksoi mes tjerash Saqipi.

Është vlerësuar gjithashtu se mediumet publike shtetërore të fillojnë emetimin e programit në gjuhën e pakicave, këshillat kombëtare të shpallin konkurse për mediat, të mundësohet një pluralizëm medial privat dhe atyre në kuadër të këshillave kombëtare dhe rekomanidme tjera.

Këto diskutime janë bërë në prag të përgatitjes së strategjisë mediale në Serbi të mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunm Evropian në Serbi, Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile dhe është financuar nga Bashkimi Evropian./Titulli.com/

                                                                                                                                                               

New York: U shënua 15-vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, kryetari nga Lugina Adnan Memeti gjuha shqipe që frymon bukur
Jani i punuar para 80 viteve në Priboc të Bujanocit i dhurohet muzeut Rajonal të Gjlanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration