Zanier takon Kamberin: Pjesëmarrja e pakicave në organet shtetërore e rëndësishme
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi priti në zyrën e tij, komesionerin e lartë për pakica pranë OSBE-së, Lamberto Zannier me të cilin biseduan për situatën e përgjithshme në këtë rajon.“Komisari u njoftua edhe me problemet dhe pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ku si çështje kruciale u diskutua participimi i shqiptarëve në organet shtetërore si çështje kruciale e cila është drejtpërdrejt në kompetencat e komisariatit”, thekosi për Titulli.com Kamberi
Sipas tij dy dokumentet e dala po nga ky komision i jepet rëndësi e veçantë participimit të pakicave në jetën publike respektivisht në organet shtetërore.
Lamberto Zanier po qëndron për vizitë zyrtare në Luginë të Preshevës i cili mori pjesë edhe në promovimin e fjalorit serbisht-shqip të shpërndarë në shkollat fillore./Titulli.com/