Zanier prezantoi fjalorin shqip-serbisht për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës (video)
Lokale

Zanier prezantoi fjalorin shqip-serbisht për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës (video)

04.Oct.2017 16:11
0
Komisioneri i lartë për pakica pranë OSBE-së, Lamberto Zanier mori pjesë në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc në promovimin e fjalorit "Fjalor i Vogël" shqip-serbisht e anasjelltas që do të shërbej për nxënësit e shkollave fillore në Luginë të Preshevës.

Zanier theksoi se mësimi i më shumë gjuhëve është në avantazhin e secilit prej nesh andaj ky fjalor do të jetë një ndihmës i mire i mësimit të gjuhës shqipe dhe asaj serbe.

 “Ky fjalor do t’u shërbej nxënësve të shkollave fillore si në mënyrën e shtypur ku secila paralele do ta ketë nga një fjalor po ashtu edhe online përmes telefonave do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë atë”, tha ai.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi e falënderoi komisionerin Zanier për realizimin e këtij projekti në të cilin kanë marrë pjesë profesionist nga Shqipëria si dhe profesor Nehat Aliu nga Bujanoci.

Kamberi theksoi se ky fjalor i quajtur fjalor i vogël e që në fakt nuk është edhe aq i vogël do ti shërbej nxënësve  në mësimin e të dy gjuhëve.

Gjatë promovimit u bë edhe prezantimi i funksionimit të fjalorit online dhe formës elektronike me mundësitë ndryshme si dhe ilustrime dhe përkthime.

Në këtë promovim morën pjesë edhe zëvendës i  shefit të misionit të OSBE-së në Serbi dhe përfaqësues të Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./Titulli.com/

Zanier takon Kamberin: Pjesëmarrja e pakicave në organet shtetërore e rëndësishme
Fillon solemnisht viti i ri akademik në fakultetin akademik në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration