Zanier flet për Bujanocin: Politika nuk bën mjaftueshëm për të rinjtë, potencial për konflikt?
Komesari i lartë i OSBE-së në Zyrën për pakicat nacionale Llamberto Zanier, ka vizituar komunën e Bujanocit para disa jave ndërsa tani është shprehur se ka "frikë që politikanët nuk po bëjnë mjaftueshëm për të rinjtë në jug të Sërbisë.Ai ka vlerësuar se të rinjtë e njërës bashkësi nuk e njohin gjuhën e bashkësis tjetër” të cilën reflekton negativisht në jetën e perbashkët.
“Kryesisht ata më shpesh komunikojnë në anglisht në vend që në gjuhën e tyre”, ka thënë Zanier për fonet dhe ka paralajmruar që stabiliteti në të gjith rajonin nëse e shohim një fotografi më të gjërë, vjen në rrzik kryesisht për arsyje të mungesës së integrimit.
Ai vuri në dukje se ndarja në arsim "është një problem shumë i vështirë dhe i rrezikshëm që" nuk shkon në drejtimin e duhur ", transmeton Titulli.com.
“Patjetër duhet të kthehemi në kohën e kaluar kur komunikimet, integrimet dhe mirkuptimi në mes kombësive të ndryshme të bashkësive kanë qenë normale” ka thënë Zanier pas takimit me studentët e fkultetit ekonomike në Bujanoc.
I pyetur për ndikmin e deklaratave të politikanëve, Zanier theksoi se jo vetëm në rajon por në të gjithë Evropën në këtë cast po shkojmë në një drjtim të gabuar, ku po shpërndrahet nacionalizimi dhe diskursi i asaj retorike.
“Mesazhi im për politikanët, qytetarët dhe banorët do të jetë e njëjta që më pak të shihin mbrapa në atë se çka ka ndodhur në të kaluarën, por të shihni përpara, në të ardhmën”, ka deklaruar Zanier, transmeton Titulli.com.
Ai vlerson se potenciali për një konflikt të ri ku ka pakica kombëtare është paralel me problemet e kufijve të rinj.
"Edhe një herë, mesazhi për politikanët dhe njerëzit që jetojnë këtu është të shikojnë në të ardhmen, të ri-angazhohen, të gjejnë mënyrën për të jetuar së bashku", përsëriti Zanier./Titulli.com/