Zëvendësambasadori i OSBE-së në Serbi, takoi kryetarin e Bujanocit
Zëvendësambasadori i OSBE-së në Serbi, Michael Uyehara me bashkëpunëtorët e tij ka takuar kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi."Në takim u shtrua kërkesa e vazhdueshme për pjesmarrjen e kryetarëve të komunave Bujanoc e Preshevë në takimin e miqëve të jugut, duke konstatuar se për gjendjen në këto komuna, para ambasadorëve, duhet të raportojnë udhëheqësit lokal", thuhet në njoftimin e komunës.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngusht me OSBE-në, funksionimi i Fakultetit ekonomik në Bujanoc si dhe situata e përgjithshme në Luginë të Preshevës./Titulli.com/