"Zëri i Luginës" nga Bujanoci ngriti siparin e Festivalit "Argjiro Fest" në Gjirokastër (video)
Lokale

"Zëri i Luginës" nga Bujanoci ngriti siparin e Festivalit "Argjiro Fest" në Gjirokastër (video)

08.Oct.2017 07:53
0
Shoqëria kulturoro-artistike "Zëri i Luginës" nga Bujanoci ishte i pari që ngriti siparin e Festivalit "Argjiro Fest" në Gjirokastër.

Ngjyrat e kostumeve, motivet e valleve dhe tingujt e këngëve kanë ndezur në këto ditë vjeshte qytetin e Gjirokastrës. 

Grupe artistësh nga Kosova, Kroacia, Maqedonia, Greqia dhe Italia po marrin pjesë në një Festival Ndërkombëtar të Artit Popullor.

Natën e parë të festivalit “Argjiro Fest”janë ngjitur në skenën e ideuar si një ode gjirokastrite 4 grupe Gjirokastra, Halaska e Selanikut, Lidhja e Prizerenit e Kosovës (Kosovë) dhe Burimet e Sharrit nga Tetova.

Qyteti synon me aktivitete të tilla të nxisë turizmin dhe shkëmbimet kulturore në vendet e rajonit, tha Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami. Grupi i Luginës së Preshevës ishte i pari që ngriti siparin e Festivalit.

Për tre ditë me rradhë Argjiro Fest  sjellë koncerte, ekspozita në pikturë apo panaire kulinarie. Eventi synon promovimin e vlerave të qytetit, për të nxitur turizmin, që Gjirokastra e ka vënë në themel të zhvillimit të saj ekonomik.

Enver Aliu, zgjidhet sekretar i organit të përkohshëm në Preshevë, ndërpriten funksionet politike (video)
Sami Salihu zgjidhet kryesues i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration