WM Center në Preshevë, vend ideal edhe për blerësit nga qytetet e rajonit
Lokale

WM Center në Preshevë, vend ideal edhe për blerësit nga qytetet e rajonit

21.Apr.2017 21:28
0
Qyteti i Preshevës është njëri ndër vendet më me papunësi në Serbi dhe rajon , ndërsa bizneset private lokale mbeten promotor kryesor të punësimeve.

Banorët nga komuna e Preshevës për të blerë artikuj ushqimor dhe veshmbathje është dashur të shkojnë në qytetet përeth nesh, si Vranjë, Kumanovë e Shkup, mirëpo tani po thuaj se ka ndryshuar situata.

Drejtori gjeneral i qendrës tregtare në Preshevë “VM Center” që ka të punësuar 120 punëtorë, Faton Sylejmani thotë se në qendër kanë klientë edhe nga qytetet më të largëta.

“Deri tani qytetarët tanë nga Lugina për furnizime me gjera të nevojshme ka bredhur neper tregje jashtë vendit por tani nuk kanë nevojë se të gjitha i kanë në një vend ne Vm Center. Tani në qytetin tonë vijnë edhe nga vendet tjera për furnizim per gjera te ndryshme” theksoi Sulejmani. 

Sipas tij, në këtë qendër tregtare vijnë nga Vranja, Bujanoci, Kumanova po edhe nga Nishi për shkak të çmimeve të volitshme.

"Javën e fundit në këtë qendër tregtare ka aksione të mëdha të artikujve të ndryshëm, ku edhe interesimi është shumë i madh i qytetarëve për të blerë artikuj të ndryshëm, duke ftuar edhe qytetarët të bëhen pjesë e zbritjes", është shprehur ai.

Sulejmani gjithashtu ka shpresë që pushteti lokal do të ndhmoj zhvilimin e bizneseve lokale.

 

 

Fakulteti ekonomik në Bujanoc ndanë solemnisht 24 diplomat e para
Shpallet konkursi për subvencione të bujqësisë në komunën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration