WhatsApp duke zhvilluar një gjenerues AI të avatarëve
Shkencë dhe teknologji

WhatsApp duke zhvilluar një gjenerues AI të avatarëve

07.Jul.2024 10:28
0

Whatsapp raportohet se është duke punuar në një funksionalitet të AI gjeneruese përmes të cilës përdoruesit mund të krijojnë avatarë të personalizuar të vetes së tyre për tu përdorur në aplikacion. 

Funksionaliteti u zbulua nga WABetaInfo dhe kombinon imazhe, kërkesë me tekst dhe modelin AI Llama të Meta për gjenerimin e imazheve.

Një foto e publikuar e WABetAInfo thotë se përdoruesit mund të gjenerojnë vetveten në stile të ndryshme. Për të krijuar një avatar të personalizuar, përdoruesit e WhatsApp duhet ti bëjnë vetes një foto e cila do të përdoret për trajnimin e Meta AI në mënyrë ë të prodhojë imazhe sipas pëlqimeve të përdoruesit. 

Më pas përdoruesit mund të gjenerojnë avatarët e tyre duke shkruar “Imagine me” me një përshkrim në Meta AI. Funksionaliteti do të jetë opsional dhe kërkon që përdoruesit manualisht ta aktivizojnë.

WABetaInfo thotë se fotot referencë ofruar nga përdoruesit për modelin AI mund të fshihen në çdo moment. Ende nuk ka asnjë detaj lidhur me disponueshmërinë e këtij funksioni. /PCWorld Albanian/

Ndikimi i temperaturave të larta tek shëndeti i njeriut
"Ushtria serbe" marshon nëpër Prijedor pa lejen e Presidencës së Bosnjës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration