Walker: Të shtrohet në tavolinë çështja e Luginës
Lokale

Walker: Të shtrohet në tavolinë çështja e Luginës

02.Mar.2013 18:11
0
Ish-shefi i misionit të OSBE-se në Kosovë, William Walker mendon se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të duhej të përfshihej në dialogun politik që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Walker ka thënë se qeveria serbe nuk po i trajton qytetarët në Luginë si të barabartë me pjesën tjetër të vendit. “Po, absolutisht! Nëse të dy palët ulen në tavolinë dhe bisedojnë për marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve aty natyrshëm duhet të bisedohet edhe për shqiptarët që jetojnë nën kontrollin serb. Mirëpo, mendimi im personal rreth pyetjes se kah po shkojnë bisedimet... Unë nuk jam shumë optimist. Unë e përcjell situatën atje për më shumë se 13 vjet dhe e kam vërejtur se serbët nuk e kanë dhënë akoma asnjë centimetër dhe ata nuk janë serioz rreth ndryshimeve, por ata vetëm duan që të dominojnë bisedimet dhe e tyre, të jenë të sigurt se pozita e tyre nuk dëmtohet. Pra, unë nuk jam shumë optimist për bisedimet që po bëhen. Në anën tjetër do tj'u sugjeroj që në bisedime të shtrohet në tavolinë edhe çështja e Luginës së Preshevës”, ka thënë Walker, në një intervistë për Kosovapress. Ish i pari i OSBE-së në Kosovë, i cili politikën, krimet e Serbisë në Kosovë i pati cilësuar si “krime kundër njerëzimit” thotë se merakoset për qytetarët e Preshevës sepse e njeh mirë politikën serbe. Ai u bënë thirrje preshevasve që të ngrisin zërin për kërkesat e tyre. “Unë vetëm po shpresoj se qeveria e Beogradit kupton se ata duhet t\'i trajtojnë të gjithë qytetarët dhe të gjitha etnitetet si qytetarë të besueshëm dhe t\'i trajtojë disa kinse ata nuk janë në njëfarë mënyre qytetarë të dorës së parë. Pra, ky është një gabim i madh në anën e Beogradit. Unë po shpresoj se populli që jeton në Luginën e Preshevës e kupton këtë gjë, t\'i paraqesë kërkesat e veta ku do të futeshin të gjitha kërkesat shoqërore dhe ekonomike. Nëse shqiptarët nuk do të trajtoheshin në të njëjtën mënyrë si trajtohen serbët nga qeveria e Beogradit atëherë ata duhet të ankohen dhe të bëjnë diçka rreth këtij problemi”, ka theksuar Walker. Ai shpreson se qeveria e Shteteve të Bashkuar një ditë do të shoh fytyrën e vërtetë të Beogradit dhe të ngrit zërin në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Sipas tij, Qeveria në Beograd do të duhej të kuptonte se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe se, si të tillë, do të duhej të trajtoheshin./Titulli.com/
Perurohet libri "Rrjedhat e formimit të PVD-së"
Halimi: Me kërkesat tona janë njoftuar edhe ndërkombëtarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration