Vuçiq: Prej lumit Ibër pjesë e Serbisë derisa pjesa jugore e Serbisë t'i bashkohet Kosovës
Lokale

Vuçiq: Prej lumit Ibër pjesë e Serbisë derisa pjesa jugore e Serbisë t'i bashkohet Kosovës

29.Apr.2018 08:11
0
Presidenti serb Alekandar Vuciq thotë se serbët janë të gatshëm të këmbejnë territoret me Kosovën.

Vuçiq prej kohës po përpiqet të kërkojë mbështetje dhe të përgatisë opinionin publik për një kompromis potencialisht të dhimbshëm për Serbinë sa i përket Kosovës.

Një nga sugjerimet e Beogradit, është ndarja e Kosovës, ashtu që pjesa veriore prej lumit Ibër bëhet pjesë e Serbisë derisa pjesën jugore të Serbisë e banuar me shumicë shqiptare e merr Kosova.

“Të gjithë serbët do të thonë se kjo është një nga zgjidhjet”, thotë Vuçiq, duke mos dhënë tjera, transmeton Titulli.com.

Gazeta Express në fillim të këtij viti ka publikuar një seri shkrimesh rreth temës së shkëmbimit të territoreve, në të cilën janë të përfshirë politikanë të nivelit të lartë në Kosovë, të Serbisë dhe Shqipërisë.

Edhe gazeta britanike ‘The Guardian’ kishte publikuar një shkrim për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, sipas së cilës ndarja e Kosovës është në tryezën e bisedimeve./Titulli.com/

 

Marrëveshja sekrete për Luginën e Preshevës midis Serbisë e Maqedonisë
Komuna e Preshevës nuk ka organ i cili merret me të shpërngulurit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration