Vuçiq i përgjigjet Preshevës: Mirënjohjet në histori e jo në letër
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në pyetjet e gazetarëve ju ka përgjigjur edhe qeverisjes në Preshevë se po planifikojnë të shfuqizojnë mirënohjen e dhënë ndaj tij.“Pasi që nuk do të lejojë që të shkëputet ajo pjesë e Serbisë ndoshta duhet të më marrin mirënjohjen”, është shprehur në Beograd Vuçiq, transmeton Titulli.com.
Ai thotë se mendon që mirënjohjet shkruhen në histori e jo në letër.
Zëvendës kryetari aktual i komunës së Preshevës, Xhelal Memeti përmes një deklarate dhënë rtklive tha se mirënjohja që iu dha kryeministrit serb nga ish strukturat komunale duhet të shfuqizohet./Titulli.com/