Vizita e Ramës në Preshevë, përmes fotografive (foto)
Lokale

Vizita e Ramës në Preshevë, përmes fotografive (foto)

11.Nov.2014 16:04
0
Pritja madhështore e kryeministri shqiptar Edi Rama në Preshevë u përcoll me emocione nga qytetarët e Luginës, që nga vendbanimet e ndryshme kishin ardhur për të parë nga afër kryeministrin.

Rama gjatë qëndrimit në Preshevë u pritë nga liderët shqiptarë të Luginës, ku nuk munguan as qytetarë dhe media të shumta vendore e ndërkombëtare.

Rrugët e mbushura me forca të shumta policore nuk penguan qytetarët që me mijëra të grumbulloheshin në oborrin e shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në pritje, siç thanë ata, “të kryeministrit të tyre”.

Entuziazmi e gëzimi vërehej ngado, e kësaj mikpritje nuk i munguan as flamujt kuq e zi, daullet e veshja kombëtare.

Përmes fotografive të mëposhtme portali informativ Titulli.com ju sjell më afër vizitën e kryeministrit Rama në Preshevë./Titulli.com/

Rama: Faktori politik shqiptar i Luginës unik për t'i adresuar problemet në vendin e duhur (foto)
Aksident, vdesin tre anëtarë të familjes preshevare (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration