Vetëmohimi i identitetit kombëtar në Luginë!
Lokale

Vetëmohimi i identitetit kombëtar në Luginë!

21.Aug.2017 13:59
0
Regjimi politik i Serbisë, i instaluar dhunshëm në pjesën e Luginës së Preshevës, për popullatën shqiptare të kësaj ane është bërë i padurueshëm.

Fakti që Serbia përdorë mekanizma të ndryshëm shtetërorë e institucionalë për të kamufluar statusin real të shqiptarëve të kësaj ane, nuk do të thotë që politikanët lokalë të kësaj treve t’i nënshtrohen këtyre politikave kryekëput anti-shqiptare e anti-qytetare. 

Po kalon një kohë e gjatë që statusquo-ja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk shënon as edhe një përmirësim. Faktori ndërkombëtar, që nga Marrëveshja e Konçulit, atëherë edhe kur e arriti pritshmërinë e tij, më nuk u pa të jetë i interesuar për të jetësuar këtë marrëveshje politike, që s’u zbatua kurrë nga pala serbe. 

I gjithë faktori politik e social, mbarëkombëtar, nuk duhet të rri e ta vështrojë nga larg statusin politik të shqiptareve të kësaj ane, të cilët janë etnia më e diskriminuar në rajon e Evropë.

Një shembull të tillë të diskriminimit nuk e gjeni kund, sikundër i gjeni me dhjetëra shembuj të shkeljes së të drejtave elementare njerëzore, prej shtetit serb karshi shqiptarëve që padrejtësisht i administron e keqtrajton, e të cilët i kryejnë të gjitha kontributet dhe taksat financiare karshi shtetit që s’është i tyre. 

Në një situatë normale, duhet të jetë Serbia ajo që duhet të provojë ta ndërtojë një dialog e një frymë të re të bashkëpunimit politik me shqiptarët e kësaj ane.

Integrimi i skenës politike shqiptare në instanca me të larta politike e institucionale sa është i nevojshëm nuk është edhe i obligueshëm.

Një integrim i tillë nuk duhet të bëhet parcialisht, por nevojitet një unifikim e gjithë përfshirje jo vetëm e faktorit politik por edhe e shtresave të tjera shoqërore. 

Në këtë kontekst, diskriminimi sistematik i shtetit serb karshi shqiptarëve të Luginës, e mos interesimi i faktorit relevantë shqiptarë për të zgjidhur këto probleme, nuk janë shkaqet e vetme të problemeve të pazgjidhura të shqiptarëve të Luginës. 

Faktori politik shqiptar i kësaj ane, në vazhdimësi ka mohuar identitetin e vet kombëtar e kulturor.

Që nga përfundimi i luftës në Luginë, e të cilën politikanë shqiptarë e mohojnë sistematikisht, duke mos guxuar as ta përmendin në ballafaqimet e drejtpërdrejta me politikanë serbë, kjo skenë politike nuk ka luftuar siç duhet për të drejtat e popullit që kanë përfaqësuar. 

Duke u munduar kinse ta ngrinin zërin, vetëm me deklarata dhe intervista televizive, ata i kanë shtruar gabimisht problemet që preokupojnë shqiptarët e Luginës. 

Kësisoj, me arsyetime banale dhe një luftë të pashembullt brenda subjekteve politike shqiptare, për programe e prioritete të dobëta lokale, ata as nuk kanë tentuar të bashkohen rreth një kauze të drejtpërdrejtë nacionale, për ta mbrojtur kështu në radhë të parë identitetin tonë, të cilin me shekuj na e sulmon e lufton Serbia.

Ata për shembull, pos që nuk kanë luftuar për realizimin e të drejtave elementare, që shumë popuj e etni të botës i gëzojnë, kanë stimuluar vazhdimisht uljen deri në maksimum të aktivizmit qytetarë në këtë vend. 

Duke mohuar identitetin tonë kombëtar, politikanët tanë kanë mohuar edhe historinë tonë të lavdishme e të larë me gjak.

Ata vazhdojnë të mohojnë edhe të ardhmen, me këto politika prapanike që vazhdojnë t’i artikulojnë.

 

Shkruar nga Drilon Hyseni-Bujanoc

Përfundoi synetimi i organizuar për 85 fëmijë në Preshevë e Bujanoc
Universiteti i Tiranës shpallë kuotat për studentë e Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration