“Vatra” organizon mbrëmje humanitare
Lokale

“Vatra” organizon mbrëmje humanitare

08.Jan.2013 22:31
0

postera A2 Bardh e Zi 400 cope

Përfaqësues të Shoqatës “Vatra” nga Lugina me seli në Gjilan kanë bërë të ditur se rinia e kësaj shoqate, duke u nxitur nga një rast prekës i vajzës së vogël Besjana Shahini nga Capari i Gjilanit, vendosen të organizojnë një mbrëmje humanitare në diskotekën "Flux" në Gjilan, me date 11 janar e (premte) në ora 20.00, ku do të marrin pjesë: "Fisnikët", "Golg Ag", "Kaos" etj.  Sipas Kushtrim Kadriut, rinia e shoqatës “Vatra”, aktivitete të tilla humane kanë organizuar edhe në të kaluarën, me këtë rast ai përmendi koncertin humanitar të organizuar më herët ku i kishin ndihmuar vajzës së re nga Gjilani, Valbona Kqiku, e cila vuante nga kanceri, dhe shërimi i sajë kërkonte shuma ta mëdha parash, duke u munduar kështu sado pak t’ia lehtësojnë gjendjen kësaj vajze, e cila ishte në nevojë dhe kërkon ndihmën e çdo njeriu që mund t’i ndihmoj, raporton 2lonline. Kadriu ka thënë se  të rinjtë e shoqatës “Vatra” janë të gatshme për të ndihmuar sa herë që ka mundësi në forma të ndryshme, të rinjve me nevojë, e ku prioritet kishin  t’u ndihmojnë atyre të rinjve dhe të rejave të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme për të cilat nuk gjejnë shërim në Kosovë./Titulli.com/ ________________________________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904
Diplomatët: Zhvendoseni përmendoren dhe ndryshojeni flamurin!
Krasniqi: Mos e prekni lapidarin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration