Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë me objekt të ri universitar
Lokale

Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë me objekt të ri universitar

10.Sep.2019 14:58
0

Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë do të filloj vitin akademik 20190/2020 në objektin e ri universitar në Preshevë.

Ky është njoftimi i plotë nga administrata e këtij institucioni të lartë arsimorë:

Të nderuar studentë, qytetarë, profesorë e asistentë, kemi nderin që t’ju njofojmë se pas një sakrifice, përkushtimi e investime të mëdha, Ju njoftojmë se që nga data 16.09.2019 fillojmë punën në objektin e ri Universitar, në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, gjegjësisht në lagjen Llapinca e Re. 

Urojmë që studentëve, mësimdhënësve, prindërve dhe gjithë komunitetit, që ky institucion i lartë arsimor t’u shërbejë gjeneratave dhe brezave të ardhshëm.

Ne me gjithë dashamirët kemi bërë një sakrificë të jashtëzakonshme në mënyrë që sot të jemi këtu, dhe për pesë vite kemi bërë të jetë krejt ndryshe me objektin universitar. 

Pasi që vendi ynë ka nevojë për energji të reja, për dije të re, pra ka nevojë për një rini të edukuar mirë dhe të shëndoshë. Prandaj tani është koha që gjithë së bashku ta bëjnë maksimumin, që të marrin dije në këtë institucion të lartë arsimor dhe ta shfrytëzojnë këtë dije edhe për zhvillimin e vendit tonë e më gjerë. 

Edhe një herë, urime për të gjithë!

Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration