Univeristeti i Gjilanit është i hapur për Luginën e Preshevës
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, takuan Rektorin e Universitetit të Gjilanit "Kadri Zeka" në Gjilan, Bajram Kosumi.Gjatë takimit u shtjellua tema e studenëve nga Lugina e Preshevës në institucionin publik të Universitetit “Kadri Zeka”.
Musliu dhe Kamberi kërkuan më tepër fleksibilitet dhe mirëkuptim për gjendjen e cila po mbretëron në Luginën e Preshevës, përkatësisht edhe me regjistrimin e studentëve të rinjë nga ky rajon. Njëkohësisht, kërkuan edhe trajnimin dhe aftësimin e mësimëdhënësve nga Lugina e Preshevës nga profesorët eminent të edukimit.
Rektori Bajram Kosumi theksoi se ky universitet është i hapur për shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe mëtej mbetet i hapur për studentë nga ky rajon nga se ka vende të lira dhe mund të regjistrohen edhe më tej sipas konkursit në të gjitha njësitë akademika të këtij institucioni.
Vlenë të theksohet se është dakorduar që bashkërisht të organizohet trajnimi i mësimëdhënësve nga Lugina e Preshevës që nga tetori me profesorët nga Fakulteti i Edukimit të Univeristetit të Gjilanit./Titulli.com/