Uglanin: Memorandumi Boshnjako-Shqiptar e afron Serbinë me Bashkimin Evropian (dokument)
Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak kanë nënshkruar në Novi Pazar memorandum bashkëpunimi në planifikimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta, shkruan Titulli.com.“Kjo është një ditë e madhe për KKSH-në, një moment historik kur dy këshilla kombëtare kanë bashkuar frocat për ruajtjen dhe avancimin e të drejtave të dy bashkësive brenda ligjeve ekzistuese”, është shprehur Shukri Ymeri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, transmeton Titull.com.
Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Uglanin tha se qëllimi i këtij memorandumi është realizimi i plotë i kapitullit 35 për antarësimin e vendit tonë siq e quajti ai në Bashkimin Evropian dhe realizimi i planit aksional për pakicat dhe punën në rregullimin e ligjitt për pakicat kombëtare në Serbi.
Prezentë gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputeti popullorë Fatmir Hasani.
Shukri Ymeri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka ndarë mirënjohje Sulejman Uglaninit për afirmimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës./Titulli.com/
Memorandumi i bashkëpunimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak
Foto: Këshilli Kombëtar Boshnjak