Uglanin: Memorandumi Boshnjako-Shqiptar e afron Serbinë me Bashkimin Evropian (dokument)
Lokale

Uglanin: Memorandumi Boshnjako-Shqiptar e afron Serbinë me Bashkimin Evropian (dokument)

01.May.2018 07:41
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak kanë nënshkruar në Novi Pazar memorandum bashkëpunimi në planifikimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta, shkruan Titulli.com.

“Kjo është një ditë e madhe për KKSH-në, një moment historik kur dy këshilla kombëtare kanë bashkuar frocat për ruajtjen dhe avancimin e të drejtave të dy bashkësive brenda ligjeve ekzistuese”, është shprehur Shukri Ymeri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, transmeton Titull.com.

Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Uglanin tha se qëllimi i këtij memorandumi është realizimi i plotë i kapitullit 35 për antarësimin e vendit tonë siq e quajti ai në Bashkimin Evropian dhe realizimi i planit aksional për pakicat dhe punën në rregullimin e ligjitt për pakicat kombëtare në Serbi.

Prezentë gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputeti popullorë Fatmir Hasani.

Shukri Ymeri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka ndarë mirënjohje Sulejman Uglaninit për afirmimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

Memorandumi i bashkëpunimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak

Foto: Këshilli Kombëtar Boshnjak

Komuna e Preshevës nuk ka organ i cili merret me të shpërngulurit
Protestë simbolike për 1 Maj: Në Preshevë detyrohen të punojnë për pagë minimale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration