UDSH i bashkohet PVD-së në garën zgjedhore (video)
Lokale

UDSH i bashkohet PVD-së në garën zgjedhore (video)

10.Mar.2014 15:28
0
Unioni Demokratik Shqiptarë (UDSH) dega në Bujanoc, sot ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëveprim me Partinë për Veprim Demokratik (PVD) me të cilën bëhet përkrahëse për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 16 mars në Serbi. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në zyrën e PVD-së në Bujanoc në mes të nënkryetarit të këtij subjekti dhe kandidatit për deputet Shaip Kamberit si dhe kryetarit të UDSH-së për Bujanoc Adem Hasanit, raporton Titulli. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, dega në Bujanoc, Adem Hasani tha për media se kanë arrit një marrëveshje për interesat e shqiptarëve të këtij rajoni. “Sot arritëm një marrëveshje me Partinë për Veprim Demokratik shumë vitale për interesat e kësaj popullate të banuar me shqiptar, për mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të këtyre hapësirave që në mënyrë legjitime ta kenë një përfaqësues në instancat më të larta shtetërore”, u shpreh Hasani, duke ftuar elektoratin që në mënyrë sa më masovike ti përgjigjet zgjedhjeve të 16 marsit. PVD-Kamberi-UDSH-1 Nga ana tjetër kandidati për deputet Shaip Kamberi falënderoi kryetarin e degës së UDSH-së Adem Hasanin dhe këshilltarin nga ky subjekt politik në Kuvendin Komunal të Bujanocit Nagip Aliun, që po përkrahin këtë proces të rëndësishëm të cilin po kalojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Mendoj se UDSH i mbetet konsekuent politikës së vet për bashkëpjesëmarrje në të gjitha proceset për të cilat konsideron dhe mendon se mund të avancohen të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Prandaj shpreh falënderimit për këtë mbështetje që ata po japin dhe për ftesën që po i bëjnë elektoratit të vet me përkrahjen e listës zgjedhore të PVD-së me numrin 19”, tha Kamberi. Ndërsa këshilltari i UDSH-së Nagip Aliu uroi të dy subjektet për marrëveshjen e arritur. “UDSH gjithmonë ka menduar në interes të kombit, edhe kësaj here ndoshta pak me vonesë, por nuk është vonë. Dega e UDSH-së në Bujanoc gjithmonë do të japin përkrahje aty ku është interesi i kombit shqiptar”, tha ndër të tjera Aliu. PVD-Kamberi-UDSH-marreveshja Union Demokratik Shqiptar është subjekt i cili edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2012, së bashku me PVD-në, BDL-në dhe LPD-në, patën formuar Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. UDSH me selinë kryesore në Preshevë është subjekti i dytë, pas PVD-së, i cili me degët e saj shtrihet në Bujanoc dhe Medvegjë./Titulli.com/
Kiymet nga Edrena e Turqisë viziton organizatën “Vëllazërimi”
Hivzi Islami dhe Edi Shukriu u inauguruan anëtarë të Akademisë Evropiane‏
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration