U organizua turniri i volejbollit për femra në shkollën e mesme në Bujanoc
Në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc për herë të parë është organizuar turniri i volejbollit për femra në të cilin pjesmarrës ishin katër ekipe me grup mosha të ndryshme.Drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahu deklaroj se kjo shkollë i plotëson të gjitha kushtet për organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive pasi që shkolla e mesme “Sezai Surroi” është edhe shkolla e parë në gjuhë shqipe e cila posedon sallën e edukatës sportive, shkruan Titulli.com.
“Për herë të parë është organizuar një turnir në voleyboll për vajza, ku pjesmarrës kanë qenë katër ekipe nga katër vite. Finalja e turnirit është luajtur për nderë të ditës së shkollës ku ekipi finalist është shpërblyer edhe me një kupë. Ky turnir ishte një nga aktivitetet e shumta të cilat janë organizuar për nderë të ditës së shkollës përpos manifestimit të organizuar ku edhe pjesmarrës ishin gjenerata e parë e profesorëve.”
Si aktivitete tjera për nderë të 50 vjetorit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” drejtori Zejni Fejzullahu tergoi se në bashkëpunim me profesorët e kësaj shkolle kanë bërë edhe organizimin e një ekspoziture me piktura dhe fotografi, aktivitet ky i organizuar nga profesorët Xhevdet Dulaj dhe Gëzim Selimi.
Për titulli.com drejtori i shkollës së mesme paralajmroi edhe aktivitete të tjera të cilat do të iniciohen nga kjo shkollë siç është ajo e botimit edhe të një numri të revistës shkollore “Zgjimi rinorë”, revistë kjo e cila do të përfshijë shumë tema të ndryshme. Ndër aktivitet tjera janë të parapara edhe organizimi i orëve shembullore nga profesorët Muharrem Goga dhe Muhamet Jashari./Titulli.com/