U nënshkrua Marrëveshja për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Marrëveshja e nënshkruar mes dy subjekteve politike (PVD dhe PDSH) për bazë ka zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqërorë si parakusht për zhvillimin e mëtejshëm dhe prosperitetin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Mbrojtja, ruajtja dhe avancimi i identitetit kombëtarë në përgjithësi, e flamurit kombëtarë në veçanti, është njëra prej shtyllave kryesore të kësaj marrëveshje.
Marrëveshja e arritur përfshinë nxitjen e rritjes së cilësisë në katër fushat e këtij institucioni dhe është e bazuar në dokumentet politike vendore dhe konventat ndërkombëtare.
Puna dhe angazhimi i KKSH-së do të jenë në harmoni me:
- Deklaratën e Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992
- Marrëveshjen e Konçulit (2001)
- Platformën e përbashkët politike (2006)
- Platformën për masat urgjente për afirmimin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës (2013) dhe
- Deklaratën politike, 14 Korrik 2018, e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë
Marrëveshja mbetet e hapur për t' iu bashkuar edhe listat tjera pjesmarrëse në Këshillin Kombëtarë Shqiptarë.