Të presim me dinjitet Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani në Bujanoc
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi përmes një njoftimi publik ka ftuar qytetarët të presin Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.“Ju ftoj që me 7 Mars, në orën 12:00, në Sheshin e qytetit të Bujanocit të presim Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani. Kjo është vizita e parë që një President i Republikës së Shqipërisë i bënë Bujanocit”, kështu thuhet në ftesën e Kamberit.
Kamberi ka shkruar se duhet të tregojmë së bashku mikpritjen shqiptare të kësaj ane.
Mirë se vjen, President.