Turqia shton iftar madhështor për 2000 persona në Preshevë
Ditën e Hënë më 21 Maj në stadiumin e qytetit në Preshevë do të shtrohet iftar madhështorë për 2000 persona nga komuna e Bajrampashës së Stambollit të Turqisë.“Këtij aktiviteti i kishte paraprirë vizita zyrtare e jonë në Turqi në muajin tetor në komunën e Bajrampashës Atila Aydıner në atë kohë në takim me kryetarin Aydıner, dhe ky realizim është bërë i mundur edhe pas ardhjes së AK parti-së në Preshevë në muajin shkurt të këtij vitit”, thuhet në njoftimin e organizatorit shoqatës “Vizioni për zhvillim dhe kooperim” në Preshevë.
Kjo shoqatë ka njoftuar se në bashkëpunim me komunën e Preshevës iftari do të shtrohet tek stadiumi i qytetit në ambient të hapur.
Andaj sipas këtij njoftimi të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë iftar në mënyrë të organizuar mund të adresohen në komunën e Preshevës për të i marrë ftesat./Titulli.com/