Tryeza në Preshevë: Ballkani në kthetrat e politkanëve
Në Preshevë në një tryezë kanë diskutuar gazetar shqiptar e serb për gjendjen e tanishme në Ballkan edhe atë si duhet të jetë, raportet mes popujëve dhe roli i politikës në këtë drejtim.Pjesëmarrësit Vukashin Obradoviq ,kryeredaktor i javores “Vranjeske” dhe Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë ishin pesimist kur ishte fjala e raporteve serbo-shqiptare në Jug të Serbisë duke vlerësuar se ato ishin më intenzive gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Idro Seferi, gazetar i TOP Chanell nga Beogradi është shprehur se në zonën e Ballkanit njërëzit gjithmonë bëjnë përpjekje të realizojnë dikçka mirëpo asnjëhëre nuk kanë sukeses.
“Presionet politike janë krijuar me dekada. Njerëzit në Ballkan nuk kanë hapësirë të mendojnë në çfarë do tjetër përveç politikës ndërsa politikanët nuk kanë interes të ndrushojnw diçka”, tha Seferi.
Në anën tjetër, Vukashin Obradoviq mendon se Ballkani është një vend unik historik dhe kulturor.
“Pavarësisht se elita politike me këmbngulje insiston në dalllime, Ballkani mbetet një komunitet unik kulturor. Politikanët janë të vetdijshëm se gjithmonë kultura është e rrezikuar dhe se pa kulturë mundë të zgjerojnë fotografin e Ballkanit sikur që një grup po lufton fiset e barabarta dhe veten ta paraqesin udhëheqës të tyre”, ka thënë Obradoviq gjatë tryezës, shkruan Titulli.com.
Belgzim Kamberi konsideroi se një pjesë e stereotipeve për Ballkanin erdhi nga politikanët, autorët dhe opinionistët perëndimorë.
“Kur shikoni stereotipet për Ballkanin dhe filloni të hulumtoni rrënjët, shumicën mundë ta gjeni tek autorët perëndimorë nga shekulli 19. Pastaj para 25 viteve edhe ne kemi filluar ti përvtesojmë këto stereotipe për veten tonë dhe të besojnë në to”, theksoi Kamberi.
Tryeza e mbajtur në Preshevë e organizuar nga javorja “Vreme” nga Beogradi është pjesë e projektit që financon Fondi për Shoqërui të Hapur dhe Forumit Gjerman “ZFD”./Titulli.com/