Trupi Koordinues shënon 12 vjetorin me aktivitete përuruese
Lokale

Trupi Koordinues shënon 12 vjetorin me aktivitete përuruese

17.Dec.2012 12:38
0
[caption id="attachment_46542" align="alignleft" width="274"]Foto arkiv: Kryetari i TK-së Zoran Stankoviq Foto arkiv: Kryetari i TK-së Zoran Stankoviq[/caption] Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sot në orën 12 ka bërë përurimin me rastin e përfundimit të punëve ndërtimore në repartin e maternitetit në qendrën shëndetësore në Preshevë Në këtë përurim ka marrë pjesë kryetari i Trupit Koordinues për këto komuna Zoran Stankoviq, sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë, Simo Vukoviq, përfaqësuesi i bashkësisë ndërkombëtare, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe Bujar Zylfiu-drejtor i shtëpisë së shëndetit në Preshevë. Si njofton Trupi Koordinues përmes faqes zyrtare në internet, pas përurimit në Preshevë do të vazhdohet me shënimin e 12 vjetorit të themelimit të Trupit Koordinues Ky aktivitet do të zhvillohet në Banjën e Bujanocit ku  do të shfaqet një film dokumentar mbi rezultatet e Trupit Koordinues dhe investimet e saj, pastaj të pranishmëve do të i drejtohet kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë, Simo Vukoviq, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq, dhe ambasadori në emër të bashkësisë ndërkombëtare./Titulli.com/
Shoqatat e Luginës takohen në Gjilan
Aksident në Lluçan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration