Trupi Koordinues do të vazhdoj përkrahjen ndaj komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Lokale

Trupi Koordinues do të vazhdoj përkrahjen ndaj komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë

27.Apr.2017 10:59
0
Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka deklaruar se mesazhet nxitëse të liderëve shqiptar janë kërcënimi i tyre që situata e paqësore të kthehet në kritike dhe të shkaktojë tension.

Stankoviq ka deklaruar për “Veçernje Novosti” se në të gjitha bisedimet me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, UE-në dhe OSBE-në ka marrë garancë se edhe ata kundërshtojnë  ripërbërjen e kufijve dhe bashkimin e territoreve.

A mund shteti të reagoj sëpari në mesazhet e Musliut i cili “Shqipërinë e madhe” e mendon deri në Nish?

„Ai është zyrtar i Republikës së Serbisë edhe atë i dyfishtë. Merrë pagë edhe si kryetar i KK të Bujanocit dhe si njeriu i parë i Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Për këtë sëpari duhe të shikohet se a është në konflikt interesi. Edhe ministria përkatëse duhet të bisedoj me atë dhe të shikohen se cilat janë sanksionet e mundshme”.

Si “pranohen” këto deklarata nxitëse në terren?

„Edhe kryetari i Shqipërisë Nishani, në Bujanoc ka porositur bashkëqytetarëve të vetë se ata janë qytatarë të Serbisë dhe t`i përmbahen ligjeve të tyre. Musliu provokon, ndërsa ka marrë shumë hapësirë në media.

Por, deklarata është e rrezikshme...

„Atë duhet të trajtohet si funksioner lokal dhe të zbatohen ligjet. Kur është fjala për Ramën, atëherë zyrtarët më të lartë duhet t`i drejtohet bashkësisë ndërkombëtare, nëse duhet edhe Këshillit të Sigurimit.

Sa janë mundësitë që Musliu sëpaku të përgjigjet?

„Ata të cilët e kanë zgjedhur duhet të deklarohen se a e mbështesin këtë çka është duke e bërë. Ndërsa Trupi Koordinues do të vazhdoj që t`i ndihmojë të rrezikuarve në tri komuna, të cilët nuk duhen të vuajnë përshkak deklaratave të tij.

Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues 

Komuna ndan 1.7 milion dinarë për program kulturor në Bujanoc
Punëtorët e "Moravicës" protestojnë para komunës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration