Lokale
Trashëgimi kulturore dhe promovim libri për bujanocasit
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore (SHTKK) e Luginës së Preshevës, në Bujanoc organizon promovimin e librit dhe hapjen e ekspozitës
Sipas njoftimit të SHTKK-së, të mërkurën (12.02.2014) në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, me fillim nga ora 18 do të bëhet promovimi i librit “Lugina e Preshevës në Lëvizjen Shqiptare gjatë historisë”, sikurse që do të hapet edhe ekspozita “Trashëgimia kulturore e Luginës së Preshevës”, transmeton Titulli.
Organizatorët, me këtë rast i bëjnë ftesë të gjithë dashamirëve të librit dhe të trashëgimisë kulturore që të marrin pjesë në këtë promovim-ekspozitë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!