TITULLI: Zë i vërtet i qytetarëve të Luginës (video)
Lokale

TITULLI: Zë i vërtet i qytetarëve të Luginës (video)

05.Jan.2015 08:52
0
Portali Informativ TITULLI shënon 3 vjetorin e aktivitetit në fushën e informimit për realitetin e shoqërisë që jeton në komunat Bujanoc, Preshevë, Medvegjë.

Redaksia e këtij mediumi e përbërë nga personeli i përgjegjshëm ndaj punës dhe opinionit vazhdon të luaj një rol të rëndësishëm në prezantimin e së vërtetës dhe nxitjen e proceseve pozitive me interes për çdo qytetarë në Luginë.

Përmes webfaqes www.titulli.com janë prezantuar artikuj të fushave të ndryshme, intervista, opinione ndërsa vetëm në rubrikën Lugina  gjatë vitit 2014 janë prezantuar afro 1400 shkrime ku  mbi 90% janë prodhim të redaksisë së mediumit TITULLI dhe pjesa tjetër  e huazuar nga mediume tjera.

Prodhimet mediale të Titullit  falë besueshmërisë, objektivitetit dhe përmbajtjes së etikës së gazetarisë  janë shndërruar në zë të fuqishëm të qytetarëve të Luginës që tani lajmet tona janë të pranishme edhe në mediat kombëtare në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe diasporë.

Gjatë vitit 2014 TITULLI ka arritur të forcojë dhe zgjerojë bashkëpunimin me mediume dhe institucione të ndryshme qeveritare e joqeveritare që përkrahin promovimin e fjalës së lirë që në të ardhmen planifikohen projekte të përbashkëta në luftimin e dukurive negative.

Duke respektuar principet bazë të gazetarisë së pavarur dhe të lirë,  TITULLI ka bërë një hapë të rëndësishëm në fushën e informimit për ruajtjen e interesit publik e shoqëror të shtrirë në rajonin e Luginës.

Pasqyrimi real po has edhe në presione politike lokale që po mundohen të ndalin zërin e vërtet të qytetarëve duke krijuar pengesa të ndryshme ekonomike e shpeshherë edhe akuza  e etiketime të pabaza dhe me pretendime për fundosje profesionale të mediumit tonë.

Portali Informativ TITULLI do të mbetet një hapësirë e pakufizueshme e shprehjes së lirë të mendimit dhe vazhdon  të prezantojë shqetësimet e qytetarëve të Luginës me lajme të vërtetuara dhe objektive.

TITULLI falënderon lexuesit e donatorët për mbështetjen e fuqishme në funksionimin e mediumit që po përkrahë pa rezervë luftimin e shkatërrimit të vlerave shoqërore dhe mbrojtjen e interesit të përgjithshëm.

Gjithashtu vlen theksuar edhe përkrahja e vazhdueshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Serbi për avancimin e punës së gazetarisë përmes pjesëmarrjes nëpër trajnime të ndryshme, konferenca e seminare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pavarësisht sfidave ekonomike, kërcënimeve direkte e indirekte TITULLI vazhdon guximshëm të luaj një rol të rëndësishëm në fushën e informimit dhe orientimin e opinionit drejtë një jete më të mirë, të integruar e me perspektivë.

 

Ju faleminderit...

Veteranët e UÇPMB-së në gjendje të rëndë, gëzojnë përkujdesje minimale (Video)
KKSH kompletohet, ja anëtarët e komisioneve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration