Thaçi: Kërkesa e qytetarëve të Luginës për bashkim me Kosovën është ndërkombëtarizuar
Lokale

Thaçi: Kërkesa e qytetarëve të Luginës për bashkim me Kosovën është ndërkombëtarizuar

08.Sep.2018 18:02
0
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 1 dhe 2 mars 1992 për bashkëngjitje me Kosovën është institucionalizuar tek organet shtetërore të Republikës së Kosovës.

“Kjo kërkesë e tyre është ndërkombëtarizuar në pikën më kulminante botërore. Kjo çështje do të diskutohet në kuadër të demarkimit të kufirit prej 430 kilometrave ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mund të zgjidhet”, ka thënë Thaçi, përmes Facebook.

“Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviq, por të punojmë për korrigjimin e historisë dhe rritjen e sigurisë për të ardhmen evropiane. Rezultate të marrëveshjes eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë njohja reciproke me Serbinë, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në OSBE dhe heqja e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, si parakusht për anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB”.

“Kjo marrëveshje sjellë më tepër paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe Kosovës i hapë rrugë të sigurt dhe të shpejtë për në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar ai.

 

Haziri priti përfaqësues të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Thaçi përsëri do të takoj përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration