Thaçi: Jo ndarje të Kosovës, por korrigjim të kufijve me Serbinë
Lokale

Thaçi: Jo ndarje të Kosovës, por korrigjim të kufijve me Serbinë

31.Jul.2018 14:19
0
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka quajtur shqetësues zërat që flasin për ndarjen e Kosovës, duke thënë se me apo pa vetëdije ata po e sensibilizojnë idenë e Serbisë për ndarjen e Kosovës.

“Fatkeqësisht jemi edhe dëshmitarë të opinioneve dhe lajmeve të rrejshme, që po i quani ju mediat ‘Fake news’, jam sot këtu që si president i vendit edhe një herë t’iu siguroj që nuk do të ketë forcë që do ta detyrojë Kosovën të diskutojë, e lëre më të pajtohet me ndarjen e saj.

Do të kemi korrigjim të kufijve. Sikurse që kemi punuar me të gjitha shtetet e rajonit dhe kemi arritur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi edhe me Maqedoninë, në rastin e njohjes reciproke të dy vendeve do të kemi kufij shtetërorë, kemi rreth 400 km vijë kufitare me Serbinë”, tha Thaçi, ndërsa shprehu bindjen se edhe NATO-ja do ta ndihmojë Kosovën në këtë aspekt.

Thaçi ka ftuar spektrin politik që të jenë unik, t’i lënë anash interesat e partive politike dhe të mos ketë vonesa për Demarkacionin dhe themelimin e ushtrisë.

Daci kundër bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën?
Mustafa: Nëse injorohet Kosova Lindore, Kosova do të përballet me bllokadë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration