Tërnava pas takimit me Arifin: I kemi dhënë afat deri më 19 janar (video)
Lokale

Tërnava pas takimit me Arifin: I kemi dhënë afat deri më 19 janar (video)

18.Dec.2012 15:15
0
http://youtu.be/wQrW30bs5D8 (i plotësuar 19:15) Pas takimit që zhvilloi sot me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë prononcimit të tij për media tha se “i ka dhen afat” hoxhallarëve që të bien në ujdi deri më 19 janar për formimin e Bashkësisë Islame të përbashkët, kur edhe ai do të vijë sërish në Luginë, raporton Titulli. “Ne i kemi dhënë një afat kohor prej një muaji dhe kemi zgjedhë një këshillë koordinues që të i përgatisin ato që duhet përgatitur, dhe pas një muaji, më datë 19 janar do të jemi sërish në Preshevë dhe aty do të zgjedhim organet të cilat do ti çojnë përpara proceset”, u shpreh me këtë rast Tërnava. Edhe kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arif ka ofruar mbështetjen e tij për gjetjen e një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë. “Ne përgëzuam për punën që sot ka bërë myftiu Tërnava dhe njoftojmë sedo ta ketë përkrahjen e pushtet lokalë të Bujanocit”, tha në fjalën e tij Arifi, duke nënvizuar se qeverisja lokale në Bujanoc gjithnjë do të përkrah Bashkësinë Islame në këtë komunë. Me të arriturat e sotme u shpreh i kënaqur edhe Ragmi Destani, kryeimam i KBI-së së Bujanocit. “Ne sot njoftuam organet komunale me iniciativën e marr në mënyrë që në të ardhmen me përkrahjen e institucioneve komunale në Bujanoc dhe Preshevë dhe me mbikëqyrjen e Bashkësisë Islame të Kosovës do ti eliminojmë të gjitha ato mangësi apo dobësi që ishin në vitet e kaluara”, u shpreh Destani./Titulli.com/ ***************************************************************************************************************************************************************** [caption id="attachment_46809" align="aligncenter" width="576"]Beqiri-trnava1 Myftiu Naim Tërnava (në mes) pas takimit me kryetarin e KKSH-së Galip Beqirin (djathtas)[/caption] (i plotësuar 17:00h) Në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kryetari Galip Beqiri, priti në një takim Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij. Kryetari Galip Beqiri në këtë takim falënderoj myftiun Tërrnava “për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e posaçërisht në harmonizimin dhe sistemimin e jetës fetare”, ku gjithashtu njoftoi me historikun dhe punën e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe potencoi se në “vetë punën e këtij institucioni është shprehur nevoja e kyçjes së hoxhallarëve, me kyçjen e tyre nëpër Komisionet përkatëse, përkatësisht në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona edhe në arsimin publik”. Myftiu Tërrnava shprehi kënaqësinë e posaçme që gjendet në zyrat e këtij institucioni duke u shprehur se “ vetë kthimi i kësaj godine nga një burim i  dhunës dhe padrejtësisë, në një institucion të burimit të të drejtave të shqiptare le për të kuptuar shumë” dhe më tej shtoi se “flamuri kombëtar i vendosur në këtë institucion  tregon për rëndësinë e tij dhe fletë për angazhimin tuaj”. Si kryetari i KKSH-së Beqiri ashtu edhe myftiu i BIK-ut Tërnava, u dakorduan në avancimin dhe kultivimin e madhënieve të këtyre institucione për bashkëpunimin në të ardhmen, e në veçanti funksionin dhe misionin e tyre. *********************************************************************************************************************************************************** Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me nëntë bashkëpunëtorët e tij sot ka arrit pajtueshmërinë në mes të hoxhallarëve dhe Bashkësive Islame që veprojnë në Luginë Të gjithë imamët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (gjithsej 45) të cilët morën pjesë në takimin e Preshevës me Myftiun Tërnava, ranë dakord për formimin e një Bashkësie Islame të Luginës. “Është marrë iniciativë për formimin e Bashkësisë Islame vendore dhe me këtë rast është formuar edhe këshilli iniciues i cili përbëhet prej nëntë anëtarëve”, i tha Titullit Sulejman Fejzullahu, drejtues i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, në Bujanoc. Në krye të këshillit është zgjedhur Nexhmedin Ademi, imam në xhaminë e fshatit Corroticë të Preshevës. Sulejmani i cili mori pjesë në takimin me Tërnavën, theksoi për Titullin se të gjithë imamët janë për bashkim dhe shkrirjen në një Bashkësi Islame për besimtarët shqiptarë që jetojnë në Luginë. Imami i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, në Preshevë dhe Bujanoc do të qëndrojë edhe pas një muaji kur pritet të organizohen edhe zgjedhjet për Bashkësinë Islame të Luginës. Kjo nuk është hera e parë që myftiu Tërnava vie në Luginë me mision bashkimin e hoxhallarëve. Një mision të ngjashëm drejtues i BI të Kosovës pati edhe gjatë kësaj vere. Momentalisht në Luginë veprojnë dy Bashkësi Islame, BIPMB (Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës me degët e saj në Bujanoc dhe Preshevë./Titulli.com/
Edhe Lugina kërkon autonomi
PDK e donë Ramushin kryeministër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration