Taipi mbetet në ligën e dytë të Zvicrës, kontratë me Schaffhausenin
Mesfushori shqiptar nga Tërrnoci i Bujanocit, Gjelbrim Taipi ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me skuadrën e Schaffhausen që bën gara në ligën e dytë të Zvicrës ose Challenge League.Lajmin e konfirmoi vet lojtari gjatë një bisede të shkurtër për gazetën “Lajm”, i cili tha se ka ndërruar klubin, por jo edhe ligën ku luan.
“Sapo kam nënshkruar me Schaffhausenin. Kontrata është firmosur deri më 30 qershor të këtij viti. E njoh klubin, por edhe ata më njohin mua, prandaj shpresoj të kemi suksese në sezonin pranveror”, tha mesfushori i njohur shqiptar Taipi.
Ai në sezonin vjeshtor ishte pjesë e ekipit Wil./titulli.com/