Studentët e Luginës me kërkesa për qeverinë shqiptare
Lokale

Studentët e Luginës me kërkesa për qeverinë shqiptare

07.Mar.2013 09:44
0
Kryetari i Unionit Studentor të Luginës së Preshevës në Shqipëri, Aziz Aziri realizoi një takim me zv/kryeministrin e Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe diskutuan për shumë çështje të Luginës  dhe studentëve nga ky rajon që studiojnë në Shqipëri. Aziri, kryetar i USLP i paraqiti  disa kërkesa që i preokupojnë studentët shqiptar gjatë qëndrimit dhe studimit nëpër universitetet e Shqipërisë dhe shumë çështje politike që përballen shqiptarët në Luginë. “Ne kërkojmë lejen e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, e cila na siguron gjithçka të përkohshme sipas kushteve ku jetojmë dhe studiojmë. Ne obligohemi të mbajmë lidhje të fuqishme shpirtërore me familjet tona në Luginë, dhe të ndjekim me shqetësim gjithçka që ndodh atje, andaj kërkojmë që vendi ynë të ndihmohet në shumë aspekte”, tha Aziri. Edmond Haxhinasto, u zotua se kërkesat e shqiptarëve në Luginë janë të arsyeshme dhe se shteti shqiptar do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në mënyra të ndryshme. Aziri ka shprehur brengën se shqiptarët e Luginës po ndjehen të harruar nga shteti shqiptar dhe se problemet tona duhet të diskutohen mes qeverisë në Tiranë dhe Beograd./Titulli.com/
“Mësues, urime 7 marsin, misionin tuaj fisnik”
Medvegja kërkon nga Thaçi zbatimin e plotë të IBM-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration