Stefanoviq: Nëse Thaçi viziton Preshevën dhe Bujanocin, policia do të veprojë në përputhje me urdhrin e gjykatës
Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviç tha sot se MUP do të veprojë në përputhje me urdhrin e gjykatës në rast të vizitës së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Serbinë Jugore, transmeton titulli.com.Stefanoviçi në pytjen e gazetarit se a do të vepronte diplomatikisht Sërbia apo do të vepronte sipas urdhërave të gjykatave nëse Thaçi arrinë në Luginë të Preshevës, u përgjigj se Serbia është një vend në të cilin ekziston sundimi i ligjit.
"Ne kemi urdhërat e gjykatave tona që duhet të respektohen dhe ministria e punëve të brendshme do të veprojë me urdhër të gjykatës. Nuk kam asgjë për të shtuar," tha Stefanoviç në Odën Ekonomike të Serbisë, transmeton Titulli.com.
Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot se në qeverinë e Serbisë nuk ka ardhur asnjë paralajmërim për vizitën eventuale të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Preshevë, se dhe ai së pari duhet t’i drejtohet qeverisë serbe./Titulli.com/