Stankoviq: Problemet në Jug të Serbisë do të zgjidhen
Kryetari i Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq thotë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit zhvillohet i pavarur ndërsa problematika e qeverisjes lokale në Jug të Serbisë nuk mundë të konsiderohet në kontekstin e Brukselit.“Nuk ekziston paralele mes problemeve të serbëve në Kosovë dhe funksionimit të qeverisjes lokale në Bujanoc, Presheve dhe Medvegjë”, theksoi për radio evropaeilirë, Stankoviq, transmeton Titulli.com.
Ai u shpreh se funksionimi në këto tre komuna është rregulluar me ligjet e shtetit të Serbisë dhe se në na bazë të të gjitha mundësive do të punohet që kërkesat e banorëve në këtë pjesë të realizohen”./Titulli.com/