Sinani prezanton dokumentin e dërguar Qeverisë së Kosovës, kërkon fondin prej 4 milion euro
Lokale

Sinani prezanton dokumentin e dërguar Qeverisë së Kosovës, kërkon fondin prej 4 milion euro

09.Oct.2024 18:21
0

Kryetarja e komunë së Preshevës, Ardita Sinani ka prezantuar dokumentin e dërguar Qeverisë së Kosovës.

Postimi nga Ardita Sinani:

Dokument i rëndësishëm për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
 
Në cilësinë e Kryetares së Komunës së Preshevës, kam pasur kënaqësinë të përgatis një dokument të rëndësishëm për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Ky dokument reflekton mirënjohjen tonë të thellë për përkushtimin dhe angazhimin e tij të palodhur për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
 
Falë vizionit të Kryeministrit Kurti, kemi arritur rezultate historike për qytetarë tanë, përfshirë sigurimin e një linje të rregullt buxhetore dhe mbështetje të pakursyer në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik.
 
Dokumenti përmban falënderime për ndihmën e ofruar deri më tani, ndër të cilat:
- Ndihma financiare gjatë pandemisë dhe për përmbytjet në Preshevë
- Rritja e buxhetit për Luginën në 3 milionë euro për vitin 2024
- Financimi i bursave për studentët dhe shpërndarja e librave në gjuhën shqipe
- Angazhimi për ligjin e shtetësisë së Kosovës dhe mbështetja për licencimin e mjekëve
Në këtë dokument propozojmë rritjen e fondit për vitin 2025 në 4 milionë euro në fusha prioritare si arsimi, kultura, sporti, bujqësia dhe ruajtja e trashëgimisë kombëtare, të cilat janë kyçe për zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve të Luginës.
Angazhimi i qeverisë së Republikës së Kosovës mbetet një shtyllë e rëndësishme për të siguruar që qytetarët tanë të kenë mundësi të barabarta për zhvillim dhe prosperitet, duke ruajtur identitetin tonë kombëtar.
 
 
May be an image of text
 
 
 
 
 
Pajaziti ka pritur në Bujanoc përfaqësues të ndryshëm diplomatik
Sinani priti përfaqësues të ndryshëm politik e diplomatik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration