Shukri Fetahu nga Bujanoci nderohet për inovacionin e parë në shkencat bujqësore në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar profesorin Shukri Fetahu nga komuna e Bujanocit për inovacionin e tij në shkencat bujqësore në Kosovë, shkruan Tituli.com.“Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, sot ia ndava profesorit Shukri Fetahu për inovacionin e tij shkencor në prodhimin e kultivarit vendor të grurit”, ka shkruar Thaçi në profilin tij në facebook.
Ai duke folur për rëndësinë tha se prodhimi i ushqimit është sfidë botërore, por me njerëz të shkencës që gjithnjë janë në kërkim të mundësive të reja për tejkalimin e sfidave, ne gjithçka mund të përballojmë më lehtë.
“Inovacioni i profesorit Fetahu vjen pas një pune shumëvjeçare dhe është inovacioni i parë në kuadër të shkencave bujqësore në Kosovë”, është shprehur Hashim Thaçi.
Prof.Dr.Shukri Sh. Fetahu është nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit dhe nga viti 1980 punon në fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë kryesisht ligjëron lëndët në prodhimtari bimore./Titulli.com/