Presheva shënon ditën e çlirimit-15 Nëntorin, marrin pjesë general ushtarak të Serbisë
Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, general ushtarak, ushtarë, pjesëtarë të policisë, vetëran dhe aktivistë të ndryshëm në sheshin kryesor të qytetit shënuan 72 vjetorin-ditën e çlirimit të Preshevës në luftën e dytë botërore.Para pllakës përkujtimore që është e vendosur 50 metra larg nga godina e komunës së Preshevës u vendosën kurora lulesh dhe me një aktivitet simbolik u përkujtuan dëshmorët e rënë duke përfshi edhe “Abdulla Krashnica” emrin e së cilit e mbanë shtëpia e kulturës së komunës së Preshevës, shkruan Titulli.com.
Dërgut Krashnica- djali i heroit Abdulla Krashnica tha për RTV “Aldi” se përkujtimi është pozitiv nga organizatorët dhe se ky aktivitet më herët ka qenë në agjendë të kuvendit komunal, transmeton Tituli.com.
Organizatorët u pritën në zyrën e tij edhe nga kryetari komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Dita e çlirimit të Preshevës 15 Nëntori është caktuar edhe me statutin e komunës së Preshevës dhe sipas të dhënave në luftën e dytë botërore nga komuna e Preshevës morën pjesë 1.081 luftëtarë nga të cilët nuk e pritën lirinë 206 prej tyre ku gjysma e tyre ishin shqiptarë./Titulli.com/