Lokale
Shtyhet nënshkrimi për ndërtimin e objektit të fakultetit
Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit mes kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit dhe përfaqësuesve të programit Evropian-EU PROGRES rreth ndërtimit të objektit të fakultetit në Bujanoc, për shkaqe teknike është shtyrë për ditët në vijim
Ceremonia rreth nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit që duhej të zhvillohej në Beograd, e cila ishte paraparë për sot në orën 13h, është shtyrë, ndërsa siç ka konfirmuar Titulli kjo është bërë për shkaqe teknike, pasi disa nga akterët që duhet të merrnin pjesë në këtë ceremoni kanë njoftuar se do të mungojnë.
[caption id="attachment_113278" align="aligncenter" width="640"] Lokacioni i përzgjedhur nga qeverisja lokale për ndërtimin e objektit të fakultetit[/caption]
“Takimi është shtyrë për një ditë tjetër për shkaqe teknike nga mungesa e disa pjesëmarrësve që kanë qenë të njoftuar me vonesë rreth nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit”, i tha sot Titullit, menaxheri për komunikim pranë programit EU Progres, Dejan Drobnjak.
Sipas zyrtarit në fjalë edhe pse sot nuk do të bëhet nënshkrimi i kësaj marrëveshje për ndërtimin e objektit të fakultetit në Bujanoc, ajo do të bëhet në ditët në vijim./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!